Telegrafi

OBRM-PDUKM: A gënjen Taravari kur thotë se dygjuhësia duhet të realizohet në mënyrë të shpejtë?

OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate thekson se qytetarët e pafajshëm frikësohen se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ‘është i gatshëm të realizojë Deklaratën e Tiranës’, me shpresë se nga pozicioni i pushtetit do të shpëtojë nga zjarri penal për veprat penale të cilët i ka kryer’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Domethënë kështu LSD do t’i mbrojë interesat shtetëror dhe kombëtar të RM-së?’, pyet OBRM-PDUKM nga ku kërkojnë përgjigje edhe për atë ‘kush i ka manipuluar votuesit dhe popullin, Alenca për shqiptarët apo LSDM-ja’.

Nga partia pyesin se a gënjen Taravari kur thotë se ka kërkuar dygjuhësia të realizohet në mënyrë të shpejtë dhe Zaev të pajtohet me atë apo ka gënjyer Zaevi kur e ka nënshkruar garancën me të cilën e ka hedhur poshtë Deklaratën e Tiranës. /Telegrafi/