Deputeti i LSDM-së dhe ish-anëtari i Revolucionit Laraman ka akuzuar ish-kryeministrin e Maqedonisë dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski për harxhim të 184 mijë denarëve për roaming duke qëndruar në Maltë për takimin e partive Popullore Evropiane, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Është përgjigjur edhe partia e Gruevskit e cila thotë se kryetari i tyre nuk ka telefon që paguhet nga shteti.
”Gruevski nuk ka telefon që i’a paguan shteti. As më pak ai nga Malta nuk ka pasur thirrje që bëjnë fatura të mëdha.” thonë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/