Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM akuzon kryetarët të komunave të LSDM-së për ajrin e ndotur në vend. Ata ju bëjnë thirrje atyre që të ndërmarrin masa dhe ulin praninë e grimcave të dëmshme.
“Pasojat nga ajri i ndotur po ndihen gjithnjë e më shumë. Atë që e premtuan kryetarët e komunave nga LSDM gjatë fushatës zgjedhore është gënjeshtër. Në vend që të merren me ndotjen, ata marrin kundër-masa”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti gjithashtu akuzojnë pushtetin për shfuqizimin e “Ditës së drurit”, që sipas tyre ka qenë një masë konkrete për uljen e ndotjes së ajrit.
“Është koha që pushteti dhe kryetarët e komunave të tyre të shtrëngojnë duart dhe të marrin masa reale, me të cilat do të ndalohet ndotja ekstreme e ajrit dhe do të përmirësohet niveli i ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/