Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe Petre Shilegov nuk ndërmarrin asgjë për ndotjen e ajrit në Shkup.
Sipas tyre, shkupjanët edhe këtë vit do të thithin ajër të ndotër, pasi buxheti për mjedisin jetësor është ulur për 2 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shkupi ditëve të fundit është në krye të listës së qyteteve më të ndotura në Evropë. Stacionet matëse tregojnë prani të grimcave të dëmshme shumë herë më shumë se e lejuara, që paraqet rrezik për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuari”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për ndotjen e ajrit dhe thonë se qytetarët presin rezultate./Telegrafi/