Telegrafi

OBRM-PDUKM: E përshëndesim gatishmërinë e BDI-së për të kaluar në opozitë

OBRM-PDUKM e ka përshëndetur vendimin e BDI-së që të kalojnë në opozitë, në rast se partia e Mickoskit i voton ndryshimet kushtetuese para formimit të Qeverisë gjithëpërfshirëse.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ka mbetur që BDI të pajtohet për zbatim të prolonguar të ndryshimeve.

“Ka mbetur që BDI përveç për në opozitë, të pajtohet për zbatim të prolonguar të ndryshimeve deri në periudhën e hyrjes së Maqedonisë në BE, pasi që të bindemi se nuk ka harmonizime të tjera të identitetit maqedonas. Duan apo s’duan, vitin e ardhshëm BDI do të jetë opozitë, por është mirë që po ndërgjegjësohen”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Lexo po ashtu BDI: Jemi të gatshëm të dalim nga Qeveria, nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese