Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-ja thotë se “ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, para qytetarëve në Kumanovë vazhdoi me praktikën e Zoran Zaevit e bazuar në manipulime dhe ndarje të qytetarëve”.
“Është e ditur se Dimitrov njëlloj sikur Zaevi mendon se gënjeshtra e thënë njëqind herë bëhet e vërtetë, dhe kështu ai përpiqej që marrëveshjen kapitulluese me Greqinë ta paraqes si sukses dhe hap të madh”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke i thënë se edhe një milion herë ta përsëris rrenën nuk do të arrijë.
Sipas OBRM-PDUKM-së marrëveshja mbetet marrëveshje kapitulluese që sipas tyre, është fshirje e Republikës së Maqedonisë, fshirje e identitetit maqedonas, traditës, kulturë dhe historisë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nikolla Dimitrov njëlloj sikur Zaevi janë të lexuar nga qytetarët në Republikën e Maqedonisë të cilët as ju besojnë as ju japin përkrahje për politikat e tyre të dëmshme, anti-shtetërore dhe kriminale” kumtojnë nga OBRM-PDUKM.
Në fund ata shtojnë se Republika e Maqedonisë është për NATO dhe BE, por, sipas OBRM-PDUKM-së janë kudër gënjeshtrave, manipulimeve dhe politikave të dëmshme të Dimitrovit dhe Zaevit./Telegrafi/