Telegrafi

OBRM-PDUKM: Dimitrov gënjen se amendamentet nuk janë të shkruara

Pas konferencës për shtyp të Ministrit për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në të cilin sqaroi se do të ketë tre ndryshime në Kushtetutë dhe përmbajtja e tyre do të formohet në Kuvend, me një reagim ndaj kësaj deklarate kanë dalur nga partia opozitare e OBRM-PDUKM-së ku thonë se Dimitrov manipulon me opinionin me amendamentet për i cili tha se nuk ishin as të shkruar as të negociuar.

Lexo po ashtu Dimitrov: Rruga për në NATO dhe BE kalon përmes marrëveshjes me Greqinë, nuk ka plan B (Video)

“Nikolla Dimitrov po gënjen dhe po humbet në kontradikta. Është e qartë qëllimi i nënshkruesit të marrëveshjes kapitulluese që të fsheh nga qytetarët pranimin e ndryshimeve kyçe për shpërfytyrimin e popullit maqedonas dhe Republikës së Maqedonisë. Dimitrov konfirmoi se populli maqedonas nuk garanton identitetin por shtetësinë, e cila është mjaft në kundërshtim me ruajtjen e identitetit. Ajo që është më e rëndësishme është se Nikolla Dimitrov nënshkrues i marrëveshjes kapitulluese të Prespës përpiqet për të manipuluar opinionin publik se ndryshimet që duhet të bërë në Kushtetutë e Republikës së Maqedonisë, as nuk janë të shkruara as të negociuara. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Tregues i dytë është se qeveria i fsheh amendamentet është përgjigja e Dimitrovit se do të ndërhyhet në katër amendamente, edhe pse Zaev tha se në Preambulë dhe dy nene të Kushtetutës. Dimitrov e ka për obligim të tregoj se ndryshohet dhe çka fshihet në Preambulë, çka do të fshihet dhe ndryshohet në Kushtetutë e cila ka të bëjë për mos ndryshim të kufijve dhe dhe pretendimeve territoriale, edhe pse, si do të jetë ndryshimi dhe çka fshihet në nenin e Kushtetutës e cila ka të bëjë për kujdesin e pakicës maqedonase në fqinjësi”, pyesin nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/