Telegrafi

OBRM-PDUKM dematon Zaevin për Buxhetin e Maqedonisë

OBRM-PDUKM e demanton deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev gjatë intervistës së mbrëmshme me gazetarë të mediumeve të ndryshme, në lidhje me atë se në Buxhetin e Maqedonisë kanë mbetur vetëm gjashtë milionë euro dhe se borxhi publik është mbi 50% e BPV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Zaev gënjeu se në buxhet kanë mbetur vetëm gjashtë milionë euro. Ministri i tij i Financave u lavdërua se më 5 qershor janë paguar rreth 77 milionë euro nga buxheti në emër të sunvencioneve, bursave dhe pensioneve. E vërteta është se Qeveria e re e LSD-së në buxhet mori 130 milionë euro, përveç nëse Zaev nuk dëshiroi pa vetëdije të pranojë se 124 milionë eurot tjera janë zhdukur në mënyrë misterioze’, thuhet në reagimin e partisë së Gruevskit.

Partia opozitare demanton se me Zaevin kanë biseduar për temën-amnisti, njofton AIM.

‘Zaev gënjeu se kush do nga OBRM-PDUKM në bisedimet me LSD-në ka kërkuar çfarëdo lloj aministie’, kumtoi OBRM-PDUKM dhe se Zaev i relativizon të gjitha çështjet dhge ikë nga përgjegjësia. /Telegrafi/