Telegrafi

OBRM-PDUKM: Data do të vi me reformat, ndërsa reforma nuk ka

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë se Zoran Zaev vitin e kaluar njoftoi se ka marrë datë për bisedime. Në aeroplanin qeveritar ai festoi se bisedimet me BE-në do të fillojnë në qershor dhe shkoi që të freskohet në detin e Greqisë.

“Këtë vit nuk ka as “p” nga bisedimet, ndërsa Zaevit nuk i ikin plazhet greke ose shëtitja me motorët e shtrenjtë.

Zoran Zaevit nuk i intereson se çka Evropa nuk dëshiron të shikojë në tavolinën e bisedimeve. Zoran Zaevit i konvenon të shtyhen bisedimet sepse ai do të mund t’i shpërndajë tenderët dhe të punësoj familjar të afërt dhe të dëgjuarit e partisë”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM-së.

Nga atje shtojnë se çmimin e krimit, korrupsionit dhe paaftësisë së Zoran Zaevit që të bëjë reforma e paguajnë qytetarët. Zoran Zaev mori një dush të ftohtë, ndërsa për fat të keq populli është ai që e paguan.

“Njoftimet e fundit se data do të vi në tetor, të cilën përsëri e thekson Zaevi janë lëshime, sepse data data do të vi me reformat, ndërsa reforma nuk ka”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/