Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se Zoran Zaev është mashtrimi më i madh në historinë e politikës së Maqedonisë.
“E fundit në një seri mashtrimesh është futja e taksave progresive dhe përfitimet e supozuara kryesore të saj. Dje Zaev pranoi që edhe me këtë gënjeu. Pas vetëm disa muajve të një kërkese të pasuksesshme, ajo u ndërpre.
Zaev dhe LSDM po fundosen. Ata janë sinonim i gënjeshtrës”.
Nga atje thonë se katër vjet më parë Zaev premtoi një regjistrim, po regjistrim nuk ka. Para një viti premtoi datë, po datë nuk ka./Telegrafi/