OBRM-PDUKM ka përshëndetur vendimin e Petar Atanasovit që të dorëhiqet nga funksioni i zv. ministrit për arsim.
“OBRM-PDUKM e përshëndet vendimin e Atanasoit që të lëshojë anijen që po fundoset dhe ti thotë jo Qeverisë jopuntore dhe kriminale, e cila harxhoi më shumë se dy vjet nga jeta e qytetarëve, ndërsa gjatë kësaj nuk ka bërë asnjë projekt”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë funksionarëve në qeveri, të cilët kanë besueshmëri personale dhe morale, të marrin guxim dhe të mos bëhen bashkëpunëtorë në krimin e qeverisë së Zaevit.
“Funksionarët në qeveri duhet të japin dorëheqje dhe t’i thuan jo punës kriminale të Zoran Zaevit”, thonë nga partia opozitare./Telegrafi/