Ka reaguar partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke thënë se “Asnjë kumtesë alibi e LSDM-së nuk do të mund ta fshehin apo arsyetojnë aktin kapitullues të Zoran Zaevit të shprehur nëpërmjet marrëveshjes së dëmshme me Greqinë”.
“OBRM-PDUKM-ja përgjigjet ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe udhëhiqet në pajtim me interesat e qytetarëve”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM duke thënë se LSDM-ja dhe Zоran Zaevi duhet ta dinë se OBRM-PDUKM-ja nuk do të jetë shkas në dërgimin e shtetit në rrugë qore.
Sipas OBRM-PDUKM-së është e qartë se Zoran Zaevi nuk mund të sjell të ardhme evropiane, nga shkaku se e ardhmja evropiane nuk ka kriminalitet, korrupsion, tenderë të kurdisur dhe raste politike të montuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk ka të ardhme me korrupsion të konstatuar nga BE-ja dhe varfëri multilaterale. E vetmja gjë që bën kjo strukturë qeveritare kleptomane është varfërimi i shtetit dhe popullit, dhe luajtja me dinjitetin dhe nderin e qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja, duke shtuar se LSDM-ja po tërheq vëmendjen nga aferat e vërteta që përgjegjësi kanë Zoran Zaevi dhe Qeveria e tij./Telegrafi/