Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Asnjë denarë nuk është ndarë për masat kundër ajrit të ndotur në dy vitet e kaluara

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase thonë se “ndotja e ajrit në qytet arriti deri 328 mikrogramë në metër katror, ndërsa Zaevi, Shilegovi, Maksimi, Natasha dhe Kosta nuk ndërmarrin asgjë”.

“Manastirasit, shkupjanët, si dhe qytetarët e Strumicës dhe Kumanovës mbrëmë ngulfateshin me ajër kancerogjen”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, spitalet në Maqedoni secilën ditë mbushen me dhjetëra qytetarë me probleme të zemrës dhe mushkërive si pasojë e ajrit të ndotur.

“Zoran Zaevi para më shumë se dy viteve premtonte ajër të pastër menjëherë kur do ta marrin qeverisjen, tash dy vite më vonë, ajri nuk është më i pastër, përkundrazi ajri është problem për qytetarët”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase.

Në fund ata thonë se nuk ndërmerr asgjë në zgjidhjen e ajrit të ndotur dhe se nga 7 miliard euro që janë shpenzuar gjatë këtyre dy viteve asnjë denarë nuk është ndarë për projekte dhe masa që do ta ulin ajrin e ndotur./Telegrafi/

Exit mobile version