Telegrafi

OBRM-PDUKM akuzon për shpallje të dyshimta për punësim para zgjedhjeve presidenciale

 

Nëpërmjet një konferencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoikovski tha se “Krimi, tregtia drejtësinë janë kushtet ku Zoran Zaev dhe ky pushtet kriminal dinë dhe duan të funksionojë Republika e Maqedonisë. Kjo është atmosfera që duan të kalojë ky cikël zgjedhor”.

“Dje shpallëm furnizim publik për angazhim të dyshuar të 22 punëtorëve në DHP, që mbaron në pikërisht në ditën para fillimit të fushatës, sot vazhdojmë me ndërmarrjen publike ‘Rrugët e Maqedonisë Shkup'”, tha Stoilkovski duke cekur në mes fushate ka punësime, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij kjo është e turpshme dhe se klani kriminal i Zoran Zaev nuk mendon për punësime të qytetarëve por vetëm para zgjedhjeve.

“Mes dy cikleve, gjatë referendumit dhe tani gjatë zgjedhjeve presidenciale, ky pushtet i zhytur në afera për nepotizëm mendon vetëm për punësimin e të afërmve të tyre”, tha Stoilkovski./Telegrafi/