Site icon Telegrafi

O’Brien pas takimit me Osmanin: Krenar që mbështesim shtetin demokratik të Kosovës

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brein ka ndarë detaje ka takimi që pati me presidenten Vjosa Osmani, dy ditë më parë.

O’Brein ka shkruar në “X” se ShBA-të janë krenare që e mbështesin Kosovën.

Ai gjithashtu shkroi se është e rëndësishme që Kosova dhe ShBA-të të qëndrojnë në hap për të avancuar vizionin e tyre të përbashkët.

“Mirëprita Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington. Jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që të qëndrojmë në hap për të avancuar vizionin tonë të përbashkët. Diskutuam gjithashtu nevojën urgjente për të riafirmuar Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar O’Brien.

Lexo po ashtu Osmani nis vizitën në SHBA, takohet me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien

Ndryshe presidentja Osmani kishe thënë se me Jim O’Brien kishin diskutuar në rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët amerikanë dhe zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Diskutim përmbajtjesor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, shkroi Osmani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version