Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi që Luciano Spalletti të bëhet trajner i Interit.
Italiani së bashku me drejtorin e zikaltërve ka udhëtuar drejt Kinës për të finalizuar marrëveshjes.
“Spallettii fluturon drejt Kinës, ky është plani i tij”, ky është titulli i edicionit të sotëm (e mërkurë) të QS-Sport.
Dëshira e ish-trajnerit të Romës është të mbajë Ivan Perisic.
Për kroatin tashmë ka shfaqur interesim të madh Manchester Unitedi. /Telegrafi/