Drejtori i Milanit, Frederic Massara, ka deklaruar se objektivi i skuadrës së tij këtë sezon është që konkurrojë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët barazuan (2-2) ndaj Lecces të dielën mbrëma në debutimin e Stefano Piolit në postin e trajnerit.
Në këtë mënyrë, pas tetë xhirove të para i kanë arkëtuar 10 pikë, gjashtë më pak se pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Objektivi është që të përmirësohemi. Duam të jemi ambicioz, sepse jemi Milani, por ka shumë skuadra të forta dhe ne nuk mendojmë se jemi nën ta”.
“Është një rrugë shumë e gjatë përpara dhe ambiciet tona janë që të jemi konkurrues për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Massara për Sky Sport Italia. /Telegrafi/