Telegrafi

Objekti që po ndërtohet në veri është për Kuvendin komunal të veriut dhe Listën serbe (Foto)

Rreth 200 metra larg murit që është ngritur së fundi pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë, serbët kanë nisur ndërtimin e një objekti tjetër.

Ndërtimi i këtij objekti u raportua se po bëhet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por burime të Telegrafit konfirmojnë se ky objekt do të shërbejë në të ardhmen si Kuvend Komunal i Mitrovicës së Veriut.

Po ashtu, thuhet që këtë objekt do ta shfrytëzojnë edhe Lista Serbe.

Ndryshe, në veri të Mitrovicës janë duke u kryer disa punime përfshirë edhe sheshin e Mitrovicës së Veriut, ‘Car LLazar’.

Aty po ndërtohet një mur i cili sipas kryetarit të Komunës së Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq ky mur është ri-konstruktim i urës dhe sheshit ‘Car Llazar’.  /Telegrafi/