Mundësit e Kosovës ndodheshin në Kahramanmaras të Turqisë në kuadër të turneut ndërkombëtar “12 February”, kur vendi u godit nga tërmeti me magnitudë 7.7.
Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës ka shpëtuar pa lëndime dhe ata u kanë ndihmuar njerëzve të mbetur nën gërmadha.
“Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës pjesëmarrëse në Turneun ndërkombëtar ‘12 February’ në Kahramanmarash të Turqisë, ku falë Zotit i shpëtoi më të keqes nga tërmeti katastrofal 7.7 shkallë”.
“Të gjitha objektet afër hotelit ku ishim të vendosur ekipi i FMK-së janë rrafshuar për toke. Mundësit tanë treguan heroizëm të paparë duke u ndihmuar njerëzve të mbetur nën gërmadha”.
“Ekipi e FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri”.
“Faleminderit për interesimin të gjithëve e në veçanti: Naim Muja, Daulina Osmani, Aferdita Fazlija, Ismet Krasniqi, Besim Aliti, Blerim Dajaku”, thuhet në njoftim.
Turqia dhe Siria janë goditur të hënën nga tërmete të fuqishme, ku raportohen mijëra të vdekur.