Një i mitur raportohet se është arrestuar dje në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet për incest.
Policia njofton se i njëjti kishte abuzuar seksualisht me familjaren e tij, po ashtu të mitur.
Rasti është hapur si “Marrëdhënie seksuale brenda familjes”.
“Obiliq, 25.07.2022-06:00. Me 27.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovar e mitur”, thuhet në raportin policor.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/