Të enjten në Obiliq janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit nga një veturë me targa të huaja kishin shtënë me armë zjarri.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Policia te njëri prej të dyshuarve kishte gjete dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë flutur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/