Site icon Telegrafi

Obi Mikel: Haaland është një makinë, por në ndeshjet e mëdha duhet të jetë si Messi

Ish-ylli i Chelseat, John Obi Mikel dëshiron të shohë sulmuesin Erling Haaland të shkëlqejë në ndeshje të mëdha kur luan për Manchester Cityn.

Mikel ka thurë elozhe për yllin e Cityt, Haaland, por dëshiron që ai të ketë vazhdimësi edhe ndaj skuadrave të mëdha.

“Haaland shënon gola, shumë gola, por unë dua ta shoh atë në ndeshje të mëdha – si kundër Arsenalit të dielën”, ka thënë fillimisht Mikel për Daily Mail.

“Unë dua që ai të luajë në ndeshje të mëdha dhe të luajë një rol kyç në to. Që ai të shënojë një, dy gola, ose një het-trik”.

“Këtë sezon, mendoj se loja e tij në përgjithësi është bërë shumë më e mirë se sezonin e kaluar”.

 

“Dua që ai të tregojë veten në ndeshjen e madhe të së dielës, siç bëri Lionel Messi”.

“Unë mendoj se lojtarët gjykohen për mënyrën se si ata performojnë në ndeshjet e mëdha. Ai nuk u pa askund në ndeshjet e mëdha të Cityt sezonin e kaluar”.

“Po, ai është një makinë, ai shënon gola, është i shkëlqyeshëm në atë që bën. Pa dyshim, askush nuk debaton me këtë. Por, ne duam të shohim më shumë nga kjo në ndeshje të mëdha dhe shpresojmë se mund ta shohim këtë në këtë sezon”, përfundoi ish-mesfushori.

Një shembull më i fundit do të ishte barazimi 0-0 ndaj Interit; Haaland dështoi të jepte më të mirën e tij në Ligën e Kampionëve, pavarësisht nga bëmat e tij një javë më herët, ku shënoi het-trik. /Telegrafi/

Exit mobile version