Presidenti i SHBA-së Barack Obama para kohe ka votuar në Chiago në zgjedhjet për trashëgimtarin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Obama ishte senator në Ilinois para se të bëhet president i SHBA-së.
Në pyetjen se për kë votoi, Obama vetëm ka buzëqeshur.
Fletëvotimet do të rinumërohen në fund të ditës së zgjedhjeve më 8 nëntor.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 1996 vetëm 10,5 për qind e votuesve amerikanë kanë votuar para kohe.
Në vitin 2012 ata ishin një e treta e të gjithë votuesve, ndërsa midis tyre sërish ishte Barack Obama.