Presidenti Barack Obama ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të ngadalësojnë tërheqjen e trupave ushtarake në Afganistan.
Ai ka thënë se SHBA do të mbajë 8400 trupa në Afganistan deri në fund të administratës së tij.
Obama ka deklaruar sot para mediave në Shtëpinë e Bardhë se situata e sigurisë në Afganistan mbetët e pasigurt si dhe talibanët mbesin kërcënim, transmeton KosovaPress.
Sipas Obamës, e vetmja mënyrë për dhënien fund konfliktit është përmes një zgjidhje afatgjate politike në mes të qeverisë në Kabul dhe talibanëve.