Presidenti Barack Obama ka thënë se kandidati republikan, Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president, dhe vuri në dyshim mbështetjen e partisë së tij ndaj kandidaturë së miliarderit të New York-ut.
“Duhet të vijë një pikë në të cilën ju duhet të thoni ‘Mjaft’ , “tha Obama.
Trump është kritikuar ashpër për sulmin ndaj prindërve të një ushtari të rënë amerikan që kishte folur kundër tij.
Ai gjithashtu ndezi zjarr për mbështetjen e aneksimit rus në Krime.
Obama tha se ai kishte pasur dallime politike me kandidatët dhe presidentët e mëparshëm republikanë.
Megjithatë, ai shtoi se nuk e kishte menduar se ata mund të kenë një kandidat që nuk do të funksionojë për president, siç është kandidati Trump, i cili është “mjerisht i papërgatitur “.