Telegrafi

Obama: Terroristët mund t’i fusin duart në stacionet bërthamore

Presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi sot për një kërcënim të vazhdueshëm që terroristët t’i fusin duart në materialet bërthamore, pavarësisht progresit në uljen e rreziqeve të tilla.

Ai u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë më shumë për të mbrojtur vendet ku janë të vendosura stacionet bërthamore, raporton Reuters.

“Nuk ka dyshim, se në qoftë se këta njerëz të çmendur kanë në duar një bombë bërthamore ose materialit nuklear, me siguri do ta përdorin atë për të vrarë sa më shumë njerëz të jetë e mundur,” tha ai në Samitin Global të Sigurisë Bërthamore në Uashington.

Obama, përmendi shqetësimet rreth përpjekjeve të grupeve si ato të Al-Kaidës dhe Shtetit Islamik për të marrë materialet bërthamore, duke thënë se kjo nuk është koha që komuniteti ndërkombëtar të jetë i vetëkënaqur.

Obama ka pritur më shumë se 50 liderë botërorë në Samitin e Katërt dhe të fundit që përqendrohet në përpjekjet për të bllokuar materialet e cenueshme bërthamore për të parandaluar terrorizmin bërthamor.

Sfidimi bërthamor i Koresë së Veriut ishte në krye të agjendës gjithashtu.