Barack Obama ka thumbuar kandidatin republikan teksa ishte në një miting të Hillary Clinton në Florida.
Ditën e djeshme në media u raportua se Trump nuk lejohet të postojë asgjë në Twitter nëse nuk filtrohet nga stafi i tij.
Kaq ka mjaftuar që Obama ta vërë në lojë.
“Nëse ai nuk kontrollon dot kodet e rrjeteve sociale, si mund të kontrollojë kodet bërthamore të shtetit më të fuqishëm në botë”, tha Obama.
Ai vijoi të tallej me Trump duke thënë se është një person jo i përshtatshëm për president dhe është i papërgjegjshëm.