Site icon Telegrafi

Obama tallet keq me Trump: Ai s’mund të kontrollojë dot as llogarinë e vet në Twitter (Video)

Barack Obama ka thumbuar kandidatin republikan teksa ishte në një miting të Hillary Clinton në Florida.

Ditën e djeshme në media u raportuar se Trump nuk lejohet të postojë asgjë në Twitter nëse nuk filtrohet nga stafi i tij.

Kaq ka mjaftuar që Obama ta vërë në lojë.

“Nëse ai nuk kontrollon dot kodet e rrjeteve sociale, si mund të kontrollojë kodet bërthamore të shtetit më të fuqishëm në botë”, tha Obama, transmeton tema.

Ai vijoi të tallje më Trump duke thënë se është një person jo i përshtatshëm për president dhe është i papërgjegjshëm.

Exit mobile version