Telegrafi

Obama takon Raul Kastron

Presidentët e SHBA-ve dhe të Kubës, Barack Obama dhe Raul Kastro, janë takuar në Pallatin e Revolucionit në Havana.

Agjencia franceze AFP vlerëson se bëhet fjalë për një takim ku mund të forcohen marrëdhëniet në mes dy shteteve.

Obama, për të cilin është hera e tretë që takohet formalisht me Kastron, është presidenti I parë amerikan që viziton Kubën në 88 vitet e fundit.

Gjatë takimit Obama ka thënë se pret ndryshime në Kubë.

“Këtu do të ndodhin ndryshime dhe mendoj se kështu mendon edhe Raul Kastro”, ka thënë Obama për ABC duke pranuar se kjo nuk do të ndodhë “brenda natës”.

Obama ka rikujtuar se tashmë veç ka ndodhur hapja e sërishme e ambasadës dhe edhe pse në mes SHBA-së dhe Kubës edhe me tej ekzistojnë mos përputhje rreth drejtave dhe lirive të njeriut në Kubë, dy shtetet e ndiejnë se tash “do të forcohen marrëdhëniet për ndryshime më të mëdha”.