Site icon Telegrafi

Obama: Takimi me Putinin ishte ‘i sinqertë, i hapur dhe praktik’

Takimi 90 minutësh u bë gjatë samitit të G20-ës ku u fol edhe për Sirinë.

Gjuha e trupit nuk tregonte asgjë tjetër pos miqësi, shkruan The Independent.

Sidoqoftë, Barack Obama dhe Vladimir Putin, të dy thanë se kishin biseda produktive dhe të qëndrueshme për përfundimin e luftës civile në Siri dhe duke përdorur asetet e tyre ushtarake kundër ISIS-it.

Putin madje tha që do të arrihet një marrëveshje pas disa ditësh.

SHBA-të dhe Rusia janë palë kundërshtare të një konflikti pesë vjeçar që ka vrarë 500 mijë njerëz, dhe ka zhvendosur 12 milion, transmeton KosovaPress.

Rusia është duke mbështetur sundimin e vazhdueshëm të presidentit BasharAl-Asad, ndërsa SHBA po mbështet dhe armatos rebelët dedikuar përmbysjes së tij.

Exit mobile version