Ai ka zvogëluar më shumë dënime se sa nëntë presidentët e fundit bashkë.
Presidenti Barack Obama po zvogëlon dënimet e 214 të burgosurve federalw, duke përfshirë 67 të burgosur që ishin të dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Associated Press.
Shtëpia e Bardhë thotë që në një ditë të vetme, është bërë zvogëlimi më i madh i dënimeve se sa është bërë gjatë një shekulli, transmeton KosovaPress.
Gati të gjithë të burgosurve, që iu është zvogëluar dënimi kanë pasur akuza të pa dhunshme për drogë.
Kumtimi e sjell numrin deri në 562 të numrit të përgjithshëm të zvogëlimit të dënimeve që ka bërë sot Obama.