Site icon Telegrafi

Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Florida

Presidenti amerikan Barack Obama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme në Florida që po i afrohet uragani “Matthew”, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Kjo i mundëson Ministrisë për Sigurinë Kombëtare dhe Agjencisë Federale për menaxhimin e gjendjeve të jashtëzakonshme të koordinojnë aksionet e ndihmës dhe shpëtimit për pasojat e uraganit të kategorisë 4, transmeton Reuters.

Autoritetet amerikane të shteteve Florida kanë urdhëruar evakuimin e së paku dy milionë njerëzve për shkak të rrezikut të këtij uragani që ka përfshirë Karaibet nga i cili kanë vdekur 140 njerëz.

Exit mobile version