Site icon Telegrafi

Obama ruan qetësinë edhe kur bezdiset (Foto/Video)

Mijëra njerëz pritën për orë të tëra fjalimin e Barak Obamës në Greensboro, në Karolinën e Veriut, por mes tyre kishte edhe nga ata që nuk kishin ardhur aty për fjalimin e tij apo për të dëgjuar reklamën për Hilari Klinton.

Fjalimi i Obamës u ndërpre disa herë nga njerëz, të cilët u përpoqën që mes demokratëve të shfaqnin pikëpamjen e tyre politike, ndërsa duhet lëvduar padyshim kreu i Shtëpisë së Bardhë për mënyrën e qetë dhe me humor që i kaloi incidentet.

Të parët që ndërprenë Obamën ishin një çift, në bluzat e të cilëve shkruhej “Bill Klinton është përdhunues”.

Turma reagoi shpejt në mbështetje të Obamës dhe duke thirrur emrin e Klintonit, ndërsa presidenti, fare i pashqetësuar, këshilloi ata që e ndërprenë që të organizonin një miting për veten.

Më pas, ishte dikush nga turma që ndërpreu presidentin, ndërsa mbante veshur një bluzë ku shkruhej “Hilari në burg në vitin 2016”.

Ndërprerja e tretë dhe e fundit u bë nga një person që grisi në mënyrë publike një poster të fushatës Klinton Kejn dhe më pas u shoqërua nga rojet e sigurisë jashtë vendit ku po zhvillohej mitingu, përcjell TCH.

Obama sërish tregoi gjakftohtësinë e tij dhe tha se njerëzit nuk duhet të humbasin kohë me gjeste të tilla, por duhet të votojnë, diçka që edhe turma masive e përsëriti sa herë që ia kërkoi presidenti. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tcHQ6BlStC8

Exit mobile version