Site icon Telegrafi

Obama, “rekord” për ulje dënimesh

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka ulur të premten dënimin për 42 të dënuar për trafik droge, duke e çuar në 348 numrin e atyre të cilëve ai u ka ulur dënimin, më tepër se sa faljet e 7 presidentëve të fundit të Amerikës marrë së bashku.

42 prej tyre kanë pasur edhe dënime të përjetshme për akuzat e shpërndarjeve të drogës, por administrata Obama justifikohet me faktin se nëse ata do të ishin dënuar sipas legjislacionit të sotëm do ta kishin përfunduar me kohë dënimin e tyre.

Administrata Obama ka zgjeruar edhe kriteret për të burgosurit që aplikojnë për mëshirë, duke synuar shkelësit jo të dhunshëm që kanë sjellje të mirë në burg dhe do të marrin dënime më të shkurtra, nëse do të dënohet për të njëjtin krim më vonë. /TCH/

Exit mobile version