Presidenti amerikan Barack Obama ka siguruar aleatët e Amerikës se presidenti i zgjedhur Donald Trump, do të nderojë aleancat ndërkombëtare të vendit, kur ai e merr detyrën në janar.
Obama u tha gazetarëve se Trump ka shprehur interes në ruajtjen e angazhimit të SHBA-ve në NATO, njofton BBC.
Këto deklarata erdhën pak orë para se Obama të mbërrinte në kryeqytetin grek, Athinë, në udhëtimin e tij të fundit zyrtar jashtë shtetit si president i vendit.
Obama më pas do të udhëtojë për në Gjermani dhe më pas në Peru, transmeton KosovaPress.
Obama pritet të përdorë vizitën e tij të fundit për të qetësuar nervat mbi administrimin e ardhshëm të Trumpit.