Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama tha se qëndrimet e Donald Trumpit nuk janë aq të ndryshme nga ato të kandidatëve të tjerë republikanë për president të SHBA-ve, dhe se dallimi është se Trump është më provokues kur flet për to.
Këto komente Obama i bëri gjatë një konference të përbashkët për medie me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Obama tha se qëndrimet e Trumpit lidhur me temën e migracionit, e poashtu edhe çështjet e tjera, nuk dallojnë prej atyre të senatorit nga Teksasi, Ted Kruz, apo atij nga Florida, Marco Rubio.
Obama e ka quajtur garën republikane një “cirk”, transmeton rel.
Ai tha se beson që demokratët po bëjnë punë të mirë në zgjidhjen e çështjeve në garën ndërmjet tyre.