Presidenti amerikan, Barack Obama, trazirat në Dallas i ka cilësuar si të planifikuara dhe të neveritshme.
Ai e ka komentuar ngjarjen gjatë bisedës me reporterët në Varshavë të Polonisë.
“Ne de do t’i zbulojmë qëllimet e këtij sulmi. Por, për një gjë le të jemi të qartë, nuk ka justifikim për këto që kanë ndodhur”, ka shtuar Obama.
Ai premtoi se drejtësia do të vihet në vend, transmeton KosovaPress.
Obama gjendet në Varshavë për samitin e NATO-së.