Nuk është si Shtëpia e Bardhë sigurisht por shpresojmë që tetë dhoma gjumi dhe një sallon gjigant, do të jenë të mjaftueshme për presidentin e SHBA-së, Barack Obamën dhe familjen e tij.
Obamave, ndoshta një nga familjet më të famshme në botë, do tu duhet të heqin dorë nga vila historike amerikane për tu zhvendosur në këtë shtëpi gjigante të marrë me qira pranë Uashington DC, në Kalorama.
Epo nuk është si Shtëpia e Bardhë sigurisht, por duhet ta pranojmë se është një ngushëllim i mirë. /Telegrafi/