Site icon Telegrafi

Obama nuk e ka përgjuar Trumpin

Zëdhënësi i ish-presidentit amerikan, Barak Obama, ka hedhur poshtë akuzat e president Donald Trump, se paraardhësi i tij urdhëroi përgjimin e telefonit të tij, para se ai të zgjidhej president.

Zëdhënësi Kevin Lewis tha se Obama nuk ka urdhëruar përgjimin e asnjë qytetari amerikan.

“Rregulli bazë i administratës së Obamas ishte që asnjë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të mos ndërhyjë në asnjë hetim të pavarur nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë Lewis, raportoi Reuters.

Ndryshe, Trump ka thënë se para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016 ishte përgjuar nga paraardhësi i tij.

“E tmerrshme. Kam kuptuar se Obama ka përgjuar Trump Tower pak para fitores tonë të zgjedhjeve. Nuk ka gjetur asgjë. Si ka mundur presidenti Obama të bie kaq poshtë dhe të përgjojë telefonin tim gjatë fushatës së shenjtë zgjedhore. Njeri i keq (ose i sëmurë)”, tha Trump. /KP/

Exit mobile version