Një grindje mes një zyrtari kinez dhe një ndihmëseje për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-ve u zhvillua pas arritjes së presidentit amerikan Barak Obama në Hangzhou, për Samitin e G20.
“Ky është vendi ynë. Ky është aeroporti jonë”, ka bërtitur zyrtari kinez, përcjell Telegrafi.
E Presidenti amerikan Barack Obama duke folur për “incidentin”, siç duket nuk ka dashur t’i jep rëndësi, duke thënë se një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vende tjera, në vizitat e zyrtarëve të lartë të SHBA-ve.
Veç kësaj, siç shkruajnë mediat e huaja, siguria është përforcuar në kushte ekstreme në Hangzhou, teksa pjesë të qytetit prej 9 milionë banorësh janë kthyer si të ishin shkretëtira, pasi Kina kërkon të garantojë një samit pa asnjë incident të mundshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TpECkepHRT8