Presidenti amerikan Barack Obama, ditën e premte ka ndërprerë konferencën e tij të fundit për media, kur njëra nga reporteret është alivanosur në dhomën për media në Shtëpinë e Bardhe.
Incidenti ndodhi përderisa Obama ishte duke folur për krizën e refugjatëve në Aleppo.
Në momentin që u vërejt që diçka nuk është në rregull, presidenti kërkoi prezencën e mjekut të tij që të ndihmoj gruan e cila nuk ndihej mirë.
Pas pak minutash mjeku personal i Obamas, Ronny Jackson, erdhi në dhomë dhe konferenca vazhdoi.