Telegrafi

Obama, nderime për Donna Summer

Krijuesja e hitit “Love to Love You Baby” ndërroi jetë pas një lufte me kancerin në mushkri, me të cilin ishte diagnostifikuar në vitin 2011.

“Michelle dhe unë jemi pikëlluar me lajmin për vdekjen e Donna Summer. Si pesë herë fituese e Grammyt, Donna vertet meriton të quhet mbretëresha e diskotekave. Zëri i saj ishte i pa harrueshëm dhe industria e muzikës shpejt e ka humbur një legjendë. Lutjet dhe ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët dhe fansat e Donna Summer”, ka theksuar Obama.

Nderime për Donna Summer kanë bërë edhe ikona si Sir Elton John, Barbara Streisand dhe Mary J. Blige.