Presidenti Barack Obama e ka mbështetur të drejtën e qytetarëve për të protestuar jo dhunshëm, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, me rastin e protestave që janë duke u zhvilluar në shumë qytete kundër zgjedhjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
“Ne e kemi të mbrojtur me Kushtetutë fjalën e lirë. Presidenti beson se kjo është një e drejtë që duhet të mbrohet. Kjo e drejtë duhet të shfrytëzohet në mënyrë jo të dhunshme”, ka thënë Josh Earnest.
“Është e rëndësishme për të kujtuar, dy ditë pas zgjedhjeve, ne jemi demokratë dhe republikanë, por ne së pari jemi amerikanë dhe patriotë”, tha për gazetarë Ernest, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.
Ai shtoi se ky është mesazhi që Obama shpreson që shumica e njerëzve do ta dëgjojnë.
Në qytetet që konsiderohen si mbështetësit kryesor të Partisë Demokratike, janë mbajtur protesta kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump, dhe po ashtu një e tillë është e organizuar edhe në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Siç është raportojnë mediat amerikane protestat janë mbajtur në kryeqytetin amerikan, në New York, Atlanta, Austin, Boston, Çikago, Denver, Philadelphia, Portland, San Francisko dhe Seattle.