Site icon Telegrafi

Obama mbështet shqiptaren Suzana Shkrelin për kongresmene në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama e ka cilësuar shqiptaren Suzana Shkrelin, si një lidere të zgjuar dhe të fortë, që do të luftojë për të mbrojtur të drejtat e grave.

Duke shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Shkrelit për kongresmene në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Obama u shpreh i bindur se një kandidate liberale si ajo, do të ndihmojë Hillary Clinton  dhe demokratët në Kongresin Amerikan për politikat që do të ndërmarrë Clinton në rast se fiton zgjedhjet presidenciale.

“Të gjitha familjet në Michigan mund të mbështeten tek Suzana Shkreli, ajo do të luftojë për to. Suzana Shkreli është liderja për të cilën keni nevojë”, ka cituar dailykos, presidentin amerikan.

Shqiptarja Suzana Shkreli iu fut garës për kandidate në Kongresin Amerikan, pas largimit të aktores Melissa Gilbert për arsye shëndetësore, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version