Site icon Telegrafi

Obama mban konferencën e fundit për media si president (Video)

Dy ditë para se të lëshojë Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka mbajtur konferencën e fundit për gazetarë.

Gjatë kësaj konference, Obama ka folur për rëndësinë që e kanë gazetarët dhe gazetaria që vazhdimisht “shtyjnë” qeverinë që të jetë versioni më i mirë i vetës, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj konference ka pasur pyetje nga më të ndryshmet, nga lufta në Siri e deri tek problemet e brendshme të SHBA-ve. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version