Site icon Telegrafi

Obama mban fjalimin e parë si ish-president

Pas disa muajsh pushimi, ish-presidenti amerikan Barack Obama mbajti sot një fjalim në qytetin e Çikagos, lidhur me një çështje të veçuar nga debatet e aktualitetit politik amerikan.

Barack Obama do të marrë pjesë në një diskutim për angazhimin qytetar me liderët e rinj të Çikagos në universitetin e qytetit.

Paraardhësi i Donald Trumpit, nuk ka mbajtur asnjë fjalim apo nuk ka dhënë intervista, prej largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, më 20 janar.

Ai ka postuar dhjetëra mesazhe në Twitter dhe disa deklarata, përfshirë atë për të mbrojtur ligjin e diskutueshëm në sektorin e shëndetësisë, i vënë në pikëpyetje nga republikanët, dhe ka hedhur poshtë deklaratat e pasardhësit të tij për vënien nën përgjim të “Trump Tower” gjatë fushatës elektorale.

Por, ai shfaqet i përmbajtur ndaj çdo komenti të drejtpërdrejtë për nismat e ndërmarra nga pasuesi i tij.

Rinia dhe qytetaria janë në qendër të projektit të fondacionit ”Obama”, që do të ngrihet në një zonë në pjesën jugore të Çikagos, ku Obama nisi karrierën e tij si aktivist i komunitetit.

Exit mobile version