Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama është lider me numrin e ndjekësve në rrjetin social Twitter.
Vërehet se liderët në mbarë botën në kohët e fundit përdorin në mënyrë më aktive Twitter-in për të njoftuar politikat që ndjekin dhe për të përcjellë mesazhet e tyre.
Kompania globale “Burson-Marsteller” për marrëdhëniet me publikun, e cila ka qendrën në Nju Jork, ka kryer një kërkim për vitin 2016, i cili përcakton se sa liderët botërorë dhe qeveritë e përdorin rrjetin social Twitter.
Sipas studimit, personi i cili ka më shumë ndjekës në Twitter është ish-Presidenti amerikan Barakc Obama, i cili pak kohë më parë dorëzoi detyrën e tij tek Donald Trump. Llogaria @BarackObama, të cilën Obama e krijoi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2007 ndiqet nga më shumë se 83 milionë persona.
Kreu i Vatikanit, Papa Françesku është i dyti në radhitje si personi më me ndikim në Twitter. Papa Françesku ka nëntë llogari të ndryshme nga të cilat publikohen mesazhe në nëntë gjuhë të ndryshme. Këto llogari të Papës ndiqen nga më shumë se 31 milionë persona, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine.
Në vendin e tretë renditet, Narendra Modi, kryeministri i Indisë dhe ka më shumë se 26 milionë ndjekës.
Presidenti i ri amerikan, Donald Trump radhitet i katërti në mesin e liderëve me 24 milionë ndjekës.
Edhe llogaria zyrtare @Potus e cila përdoret nga presidentët amerikanë, është një nga llogaritë që ka një numër të madh të ndjekësve. Kjo llogari pas 20 janarit nga Obama ka kaluar tek Trump, ndiqet nga mbi 14 milionë persona.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndiqet nga afro 10 milionë persona.