Telegrafi

Obama largon embargon e armëve nga Vietnami

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për largimin e tërësishëm të embargos për shitjen e armëve vdekjeprurëse në Vietnam.

Këto komente, Obama i bëri të ditura gjatë një vizite në Vietnam, pas bisedimeve me udhëheqësit e vendit, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Ai tha se të dy vendet kanë zhvilluar një nivel të besimit dhe bashkëpunimit, si dhe janë të vendosura të krijojnë marrëdhënie më të ngushta mes vete.

Kjo vizitë e Obamës vjen pas vendimit të SHBA-ve, për të ndërtuar marrëdhënie të ngushta me aleatët e paqësorit.

Embargoja e armëve, e cila ka dekada që po qëndron në Vietnam, në vitin 2014, ishte tërhequr vetëm pjesërisht.