Telegrafi

Obama i kthehet Twitterit si qytetar i rëndomtë: Përshëndetje të gjithëve!

Donald Trumpi sot zyrtarisht u bë presidenti i 45-të i SHBA-ve. Në këtë post e pasoi Barak Obaman, i cili ka thënë se tani do të merret me veten, shkrimet dhe jetën familjare, transmeton Telegrafi.

“Më shumë kohë do të kalojë me bijat e mia, kjo është kryesorja”, ka thënë ai.

Pasi sot ka dorëzuar stafetën presidenciale Trumpit, Obama e ka aktivizuar profilin e tij privat në Twitter.

“Përshëndetje të gjithëve. I kthehem profilit origjinal. A është kjo gjë ende aktive? Michele dhe unë po shkojmë në një pushim, e pastaj kthehemi në punë”, ka shkruar Obama. /Telegrafi/