Site icon Telegrafi

Obama kërkon që në shkolla tualetet të jenë uniseks

Administrata e presidenti amerikan Barack Obama, u ka dërguar letër të gjitha shkollave në Shtetet e Bashkuara, në të cilën thuhet se nga sot lejohet që fëmijët transgjinorë të përdorin tualetet në përputhje me kuptimin e tyre të identiteti gjinor e jo sipas gjinisë.

Letrën të cilën e kanë nënshkruar anëtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Arsimit, është dërguar sot, kurse në ueb-faqen e Ministrisë së Drejtësisë është publikuar kopja e saj, transmeton Telegrafi.

Në letër në mënyrë të qartë paralajmërohen të gjitha ato shkolla që bien në kundërshtim me urdhëresën, se do të jenë përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe se kundër tyre do të ngritët padi.

“Në shkollat tona nuk ka vend për diskriminim të çfarëdo lloji, duke përfshirë diskriminimin ndaj personave transeksualë”, ka shkruar në një deklaratë avokatja Loretta Lynch. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version